MENU
klinika

policia ngre pika kontrolli gjatë natës, disa të ndaluar

Vrasja e biznesmenit dhe ngjarjet kriminale në Vlorë

15.05.2021 - 09:15

Duke marrë shkas nga vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt, të cilit iu bë atentat në një rrugë të populluar në Vlorë, policia është angazhuar për kontrolle në terren.

Raportohet se policia gjatë natës ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa disa persona janë ndaluar. Kontrollet në fjalë janë bërë për ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Kujtojmë se pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN