Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev në një intervistë për mediat serbe ka komentuar “Non Paper” që diskutohen së fundmit.
Zaev në intervistën e tij për Kurir është shprehur se Bashkimi Evropian ka ngecur me gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe pas ngecjes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës, paraqiten disa non-paper dhe ide të tjera radikale.
Ndër të tjera ai thekson se këto ide mund të përfundojnë vetëm më luftëra.
Ndërkohë i pyetur për pyetjen nëse ka frikë nga lufta, kryeministri Zaev shpreson se asnjëherë nuk do të ketë luftëra.
“Duhet ta zgjerojmë rrugën tonë të integrimit për shkak se ajo na jep ardhmëri”, thotë Zaev.
Zaev në lidhje me idenë e “Shqipërisë së Madhe”, ku përfshihet edhe territori i Maqedonisë, Zaev thotë se Maqedonia e Veriut është në NATO.
“Asnjëherë nuk mund të them “jo” me siguri, por do të ishte e vështirë në Maqedoni të Veriut për shkak se ne jemi anëtare të NATO-s dhe me çdo kërcënim ndaj territorin dhe integritetit tonë, do të aktivizohej neni 5 i Marrëveshjes me NATO-n, i cili do të na mbronte. Megjithatë, nuk mund të them “jo” përfundimisht për shkak se nuk e dini se si mund të nxitet. Për këtë shkak zgjidhja është që çdo vend të anëtarësohet në BE. Kur do t’i arrijmë kushtet, atëherë s’do të ketë kufi”, tha Zaev.