Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur i qartë në Bruksel se pret vetëm çeljen e enegociatave nga BE.
Sipas Zaevit, Maqedonia e Veriut nuk pret që t’i anulohen negociatat ndërkohë shton se kërkon mbajtjet e konferencës së parë ndërqeveritare.
Referuar bllokimit nga Bullgaria, Zaev siguron se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë asnjëherë temë për të negociuar.
“Këtë e vërtetoi edhe Komisioni Evropian në raportet për përparimin e vendit në Këshillin Evropian dhe liderët e vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë shumë të qartë thanë se vendi ka rekomandim të pakushtëzuar për nisjen e bisedimeve.
Presim të mos ketë anulim të mëtejshëm të bisedimeve. Presim miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në dhe me këtë ta zyrtarizojmë nisjen e bisedimeve.
Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe asnjëherë nuk kanë qenë temë për të negociuar.
Kjo as ka qenë dhe as që duhet të jetë në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE. Në çdo moment jemi të gatshëm dhe kemi vullnet që çështjet bilaterale me Bullgarinë t’i diskutojmë por pa ndikuar te aderimi ynë për në BE”,- tha Zaev.