MENU
klinika

Ka gati kërkesën tjetër për tu liruar me kusht

Zani Çaushit, nuk i japin dosjen e dënimit ndërhyn ILD

01.05.2021 - 11:02

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e punonjësve të arkivit të gjykatës së Tiranës, të cilët refuzuan ti japin dosjen penale të dënuarit.

Çaushaj, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, i cili prej një viti synon të fitojë lirimin me kusht, tashmë ka vendosur ti hyjë seriozisht me themel çëshjes së lirimit nga qelia.

I konsideruar si i forti i Vlorës, Çaushaj ka kërkuar në arkivën e Gjykatës së Tiranës, të gjithë dosjen penale, të dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Kërkesa është depozituar nga vetë Çaushaj, qysh prej muajit Mars 2021 në sekretarinë e gjykatës, por punonjëset e arkivës nuk kanë pranuar të japin aktet e dosjes hetimore me argumentin se të gjitha materialet ndodheshin në arkivën e gjykatës së Tiranës, në Lundër.

Mirëpo pas kësaj përgjigje nga zyrtarët e gjykatës Tiranës, Myrteza Çaushi, i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke u ankuar për mos përmbushjen e detyrës nga ana e punonjësve të arkivës së gjykatës së Tiranës.

Media disponon dokumentet ku pas ankesës në ILD dhe ndërhyrjes së kësaj të fundit, kancelari i Gjykatës së Tiranës Donald Xhelili, njofton Myrteza Çaushaj, se aktet hetimore të dosjes penale të dënimit të tij me burgim të përjetshëm janë gjetur në arkivën e gjykatës së Tiranës.

Sekretaria e gjykatës së Tiranës ka njoftuar përfaqësuesen e Zani Çaushaj se duhet të paraqitej për të tërhequr dosjen e dënimit, por për shkak se materiali kushtonte 500 mijë lek të vjetra, përfaqësuesja ligjore e Myrteza Çaushaj nuk ka tërhequr aktet.

Pritet që në ditët në vijim, Myrteza Çaushaj, të tërheqë dosjen e dënimit dhe të riparaqesë një kërkesë të tretë në gjykatën e Korçës, duke synuar lirimin me kusht nga burgu i Drenovës. Myrteza Çaushaj, një muaj më parë dështoi nga kërkesa për lirim me kusht, e cila u rrëzua nga gjykata e Korçës, me argumentin se Myrteza Çaushaj, gjatë qëndrimit në burg nuk ishte rehabilituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përpjekjet e të dënuarit nuk reshtin

Burgjet bëjnë raport vlerësimi për Zani Çaushin!