MENU
klinika

policia shoqëron 8 të dyshuar

Zbardhet dëshmia e parë e të plagosurit në Vlorë

30.05.2021 - 10:03

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 38-vjeçarit Edison Begaj, në fshatin Kaninë të Vlorës, rreth mesnatës së kaluar. Raportohet se pista kryesore e hetimit është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.

Sigurohet edhe dëshminë e parë të të plagosurit, i cili ka thënë se nuk ka asnjë lloj dyshimi mbi autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje.

Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë, por që është mbyllur me plagosjen e tij jo të rëndë.

Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.

Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte subjekt i OFL, pasi më parë rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës

Kush është subjekti i OFL që i shpëtoi atentatit në Vlorë