MENU
klinika

Takimi “kokë më kokë” mes dy liderëve

Zbulohet data dhe vendi ku Putini do të presë Biden

25.05.2021 - 16:30

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohen në Gjenevë muajin e ardhshëm.

Takimi pritet të zhvillohet në 16 qershor, kur Biden dhe Putin kanë planifikuar të diskutojnë çështje si Irani, çështjet bërthamore të Koresë së Veriut, Siria, Arktiku, stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve, ndryshimi i klimës, COVID-19 dhe shumë çështje të tjera.

Biden pritet të zhvillojë takimin me Putin pasi të jetë takuar me aleatët e G-7, në mënyrë që ai të kuptojë shqetësimet dhe perspektivat e tyre për Rusinë.