MENU
klinika

Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte

Zbulohet dinamika e vdekjes së 67-vjeçarit në Elbasan

23.05.2021 - 12:12

Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person.

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Ajo thotë  se personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.

Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt të qytetit të Elbasanit.

Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte.

Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN