MENU
klinika

"Urrejtja apo hakmarrja, nuk sjellin paqe"

Zgjohet konflikti Izrael-Palestinë, Papë Françesku: E papranueshme!

16.05.2021 - 14:58

        Konfliktin e ashpër të ditëve të fundit, mes Izraelit dhe Palestinës, i ka kushtuar vëmendje Papë Françesku. “E papranueshme”, mësohet ta ketë cilësuar situatën Papa, i cili, nuk ka ngurruar ta përkufizojë këtë përplasje, si shkatërrimi i së ardhmes.

Në meshën e të dielës, Papa u lut për paqe, qetësi dhe kërkoi nga autoritetet ndërkombëtare, për të ndërmjetësuar në ngërçin e krijuar në Lindjen e Mesme.

“Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë?

Vërtet mendojmë se mund të ndërtojmë paqen, duke shkatërruar tjetrin?

Në emër të Zotit, i cili krijoi të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejtat, detyrat dhe dinjitetin, dhe janë thirrur të jetojnë si vëllezër, bëj thirrje për qetësi dhe t’i jepet fund dhunës”, – u shpreh Papa.

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur qytetin e Gazës, për ditë me radhë, ndërsa luftimet kanë shpërthyer midis Izraelit dhe militantëve të territorit Hamas.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ka raportuar për 10 gra dhe tetë fëmijë, mes 26 viktimave nga sulmet ajrore të së dielës, me 50 të tjerë të plagosur në sulm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zoti e bekoftë këtë popull"

Papa Françesku lutet për Shqipërinë