MENU
klinika

"Rama, kërkon të distancohet nga e keqja për të ruajtur pushtetin"

Zhvillimet e fundit politike, Nazarko: Ankimimet e PD legjitime, tregon që është një parti moderne

11.05.2021 - 16:49

Analisti i njohur Mentor Nazarko, i ftuar përmes një lidhje ‘Skype’ në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit politike, në dy kampet e dy partive më të mëdha në vend, PS – PD.

Duke u ndalur në turin e takimeve nisur sot nga PD, që nëpërmjet liderit të saj Lulzim Basha, u takua me strukturat e partisë atje, Nazarko tha se e shikoi këtë lëvizje si një fushatë të Bshës për zgjedhjet brenda partisë, duke qenë se mandati i tij përfundon. Ai këtë e vlerësoi si diçka mjaft pozitive.

Sakaq, nga krahu tjetër, lajmërimin e Konferencës së Partisë Socialiste më 12 qershor, Nazarko e sheh si një shkëputje të Ramës nga e kaluara dhe kalimin në një hap tjetër, në atë të modernizimit të vendit.

Analisti u shpreh i bindur se shpejt Bashkimi Evropian do i çelë negociatat me vendin tonë, e kjo do të jetë një hap mjaft pozitiv për të ardhmen.

“Ky është zhvillim pozitiv. Basha duke pasur parasysh që shumë shpejt do të ketë një kongres të rregullt, ka vendosur që në vend të KONGRESIT, të rikthejë marrjen e një mandati të ri, një anëtarë një votë. Kjo është domethënia e këtij mesazhi. Është një përpjekje pajtuese ndaj kundërshtarëve të vet, është një përpjekje për një model tjetër. Kështu e kuptoj unë këtë mesazh.

Përtej të gjithë pistave që po ecën aksioni i PD, po punon në kufijtë e legjimitetit. Ankimimi është i ligjshëm, ndodh edhe në SHBA, edhe kështu që krahas këtij ankimimi PD ruan një parti moderne, e kjo është diçka për t’u vlerësuar. Unë imagjinoj që në rastin e aplikimit të këtij parimi një anëtar një votë, ka hapësirë që të marrë vota në anëtarësi, është i privilegjuar sepse kemi parë që në këtë pjesë të parë të administrimit të humbjes, degët e partive, kanë shprehur mbështetjen për të, është i avatnazhuar”, u shpreh analisti.

Është lajmëruar një kongres në Partinë Socialiste me 12 qershor. Çfarë prisni të ndodhi në atë kongres, pse Rama u shpreh për spastrime në administratë, ç’donte të thoshte me të?

Mentor Nazarko: Rama po përpiqet, që ndërsa historia u tregua bujare me të duke i dhënë një mandat të tretë, do të përpiqet të jetë në lartësinë e këtij gjesti, sepse historia vlerëson atë që është më i zoti. Ai përpiqet të bëjë atë që pritet prej tij, që të ngrihet në lartësinë e detyrës, që mandatin e tetë do e përballojë me energji të re. Do të ngrihet mbi grupet e interesit, që për shkak të statuskuosë kanë krijuar lidhje me krimin, për shkak të kontrollit të PS, Rama do të përpiqet që të shkëpusë lidhjet me këto grupe, që kanë mundësuar fitoren e tij në qarqe të caktuara. Ai do ta hapë partinë drejt qendrës, e të nxjerrë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Ky është një lajm i mirë. Brenda mesazheve që tha, ka ngjashmërinë me zhvillime në Ballkan, që konfirmoheshin të njëjtët udhëheqës. Por Rama do të përpiqet të jetë një lider Evropian. Intervistën e sotme, ai ka thënë që Shqipëria është një terren pro Evropian, e s’ka vend për fuqi të treta. Ai do të përpiqet të kapërcejë veten, të lë një gjurmë tjetër në këtë mandat të tretë historik të tij, duke u ndërlidhur jo thjesht me vepra të mëdha kulturore. Ekonomia në këto dy mandate kanë bërë hapa modernizues, por s’kanë qenë koherente. Shoqëria shqiptare i vlerësoi këto hapa në zgjedhjet e fundit të 2021.

Ju përmendët këtë statusko politike të vendosur në Ballkan, që vazhdon nën udhëheqjen e një lideri ndër vite. Rama tha që statuskuoja në Rajonin tonë s’është një opsion

Mentor Nazarko: Perëndimi punon me ata që janë më të fortët. Rama synon të qetësojë në fakt ndjeshmërie brenda institucioneve Evropiane, që e kanë parë më shqetësim këtë prirje, ky ishte thelbi i intervistës së tij, brenda lehtësisë, ai u përpoq të ishte kritik me Evropën dhe e quajti hipokrite. Në qershor të vitit 2021 Shqipëria do të ketë një dritare të vogël e të kemi çelje të negociatave, që është thirrja e konferencës ndërqeveritare, kjo do të jetë e përjashtuar nga Maqedonia, që është e bllokuar nga Bullgaria. Perëndimi u shkëput nga qasja që Shqipëria dhe Maqedonia ose do të hynin bashkë, ose asnjëra nuk hynte. Ai e ka konsideruar këtë vlerësim për udhëheqësin e tij. Unë kështu e pashë thelbin e kësaj. Ai synon të forcojë lidhjen jetike me BE.

Nëse çelet kjo konferencë, ajo do të ketë një sfond të brishte, kemi opozitë që akuzon mazhorancën për zgjedhje jo legale. Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Presidentin. Ju thatë që të kemi një shkëputje nga krimi, është që edhe udhëheqësi të largohet nga kjo rrugë në mandatin e tretë?

Mentor Nazarko: Unë besoj që Rama nuk sheh arsye sepse të tërhiqet, përkundrazi, ai kërkon të distancohet nga e keqja për të konfirmuar pushtetin e tij. Kur dikush arrin shumë lart, e ai e ka përdorur këtë metaforë, thotë duhet të ngjitemi lart, është bujarë. Gjuha e tij merr karaktere kombëtare, përfaqësuese, e kësisoj në qoftë se edhe perëndimi, madje, edhe SHBA janë të interesuara që Shqipëria të çelë negociatat mund të themi që me kontributit të opozitës kemi hyrë në një fazë të re. Po, opozita me gjasë ka legjimitet për mënyrën se si janë menaxhuar zgjedhjet. Akuzat e saj janë pa themelta juridikisht, mirëpo beteja e saj megjithatë ia vlen. Do të sillte rishikimin e Kodit Zgjedhor, pjesëmarrjen e saj në shtet bërjen e Shqipërisë. Jo vetëm objektivi ynë që është BE, por edhe reformat e tjera, në arsim, pronë, kërkojnë pjesëmarrje të opozitës, e në këtë kuptim, mendoj që jemi në rrugë të mbarë. Nëse e shohim kështu, opozita me qasjen e saj ka meritat e veta.

‘Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare’

Von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri

"Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit. BE e lodhshme, por duhet..."

Rama: Von der Lyen avokate e palëkundur e integrimit të rajonit