MENU
klinika

arrestohet përgjegjësi teknik

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, vdes në spital 57-vjeçari

29.05.2021 - 09:04

Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në Maminas. Mësohet se 57-vjeçari ishte shtruar në Spitalin Francez në Tiranë, por pë shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq policia ka arrestuar një 67-vjeçar, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

Fabrika e sapondërtuar e tullave u përfshi nga flakët paraditen e djeshme rreth orës 11:00. Në momentin e zjarrit në fabrikë kanë qenë rreth 120 punëtorë, por kanë dalë menjëherë. Adriatik Velaj, shefi i zjarrfikësve Durrës tha se dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e një doktori drejtuar Konicës

Shqetësimi im si mjek prej 30 vjetësh…


Kontrabandë me medikamente mjekësore,

Arrestohen 4 persona në Durrës, 2 prej tyre doganierë

Prokuroria këqyr kamerat filmike të hotelit

Vdekja e turistëve, sekuestrohen materialet e dezinfektimit

“Shokuese, ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën”

Flet mikesha e turistëve rusë: Jam e sigurt që ata…

Itenerari nga dreka në Maqedoni tek darka në plazh

Vrasje apo helmim, enigma e katër viktimave ruse në Qerret