MENU
klinika

Tenis

Zverev triumfon në Masters të Madridit

10.05.2021 - 09:50

Tenisti gjerman Alexander Zverev triumfoi në turneun Masters të Madridit, pas fitores 2-1 në finale ndaj italianit Matteo Berrettini. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione, me italianin që fitoi setin e parë 7-6.

Më pas vjen përmbysja e Zverev, që fitoi 6-4 dhe 6-3 dy setet e tjera, duke korrur suksesin e dytë në karrierën e tij në turneun e Madridit. Ky është suksesi i dytë sezonal për gjermanin pas triumt në Akapulko një muaj më parë.

Një fitore e merituar e Zverev, që ka 15 trofe në karrierë, pasi në turneun madrilen pati eliminuar më herët Rafael Nadal, numri 2 në botë, dhe Dominic Thiem, numrin 3 në botë, dy specialistë të turneut të fushave me dhè.

Zverev mban vendin e gjashtë në renditjen botërore. Në finale mposhti numrin dhjetë. Ndërkohë, ka nisur turneu i Romës, që zhvillohet po në fusha me dhè. Marrin pjesë të gjithë pretendentët, që nga Djokovic e Nadal, te Tsitsipas e Medvedev.