MENU
klinika

Ishin pjesë e Super League Europiane

22 mln euro gjobë për 6 klubet e Premier League

09.06.2021 - 18:07

Klubet e Premier League që aderuan në Superligën Evropiane dhe më pas u tërhoqën janë gjobitur nga liga përkatëse. Drejtuesit e Premier League lëshuan një deklaratë të rëndësishme zyrtare:

“Gjashtë klubet e përfshira në Super League sot e kanë pranuar edhe një herë gabimin e tyre dhe kanë konfirmuar angazhimin e tyre në Premier League dhe të ardhmen e futbollit anglez.

Ata u kërkuan falje me gjithë zemër tifozëve, klubeve të tjera, Premier League dhe Federatës. Si një gjest i vullnetit të mirë, ata kolektivisht ranë dakord të paguanin një kontribut prej 22 milionë sterlinash.

Ata gjithashtu ranë dakord të mbështesin ndryshimet në rregullore në mënyrë që çdo veprim i ngjashëm në të ardhmen të çojë në një zbritje prej 30 pikësh. Secili prej gjashtë klubeve, në një rast të tillë, do të jetë gjithashtu subjekt i një gjobe shtesë prej 25 milionë sterlina. Kjo marrëveshje e mbyll hetimin për këtë çështje”.

Gjashtë klubet angleze të përfshira në projektin e Super League ishin Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham. Ata tani do të paguajnë 22 milionë sterlina në total dhe do të zotohen të mos ndërmarrin veprime të ngjashme përsëri në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi prekës i Gianluca Viallit

“Nuk dorëzohem, shpresoj që tumori të lodhet”