MENU
klinika

Durrës...

27 Qershor 1938, revista “Jeta”: Lajme nga plazha

30.06.2021 - 12:16

       Në botimin e ditës së hënë, të datës 27 qershor 1938, në seksionin e lajmeve do përshkruheshin lajme nga plazhi i Durrësit. Kjo ishte periudha kur plazhi i Durrësit kishte filluar të merrte jetë, duke u urbanizuar në mënyrë korrekte. Gjithashtu shkruhet për fillesën shërbimeve nga bashkia e qytetit dhe operatorët privatë, duke e bërë kështu “banjën e Durrësit” të shfrytëzueshme për turistët e huaj dhe vendas.

Lajme nga plazha

Plazha e Durrsit sivjet është m’e këndëshme. Ka një zhvillim dhe përparim të dukëshëm. Dhomat dhe kafe-restauranti, të përmirësuar mjaftë dhe shkëlqejnë. Po edhe plazha shkëlqen nga pastërtia. Bashkia e Durrësit, tregon një kujdes të admiruarshëm për këtë gjë. Bashkia ka bërë edhe një motoskafë, e cila siguron komunikacjonin Plazhë Durrës.

Dhe sa e bukur është!

Një kukllëz me gjithë kuptimin e fjalë duket.

Sidomos natën kur ndez edhe dritat. Përveç motoskafës, Bashkia e Durrsit, ka blerë edhe një autobuz për nevojat e komunikasjonit Durrës-Plazhë. Po Bashkia u interesua që t’u sigurohet banorëve të Plazhës çdo lehtësi. Një tregëtarë gjanash ushqimi krejtësisht e kompletuar, një furr, tregëtarë pemësh dhe barishtësh, Kinema, orqestë etj. Familjet po filluan të vijnë në Plazhë, natyrisht ato e kanë “vaktin”. Por edhe vizitorët tiranas dhe durrsakë kanë filluar.

Nga Durrësi lajmërohet se për së shpejtë do të lëshohet një … barkë, nga kantjerët “Kalabota” t’atij, qyteti. Armator i kësaj është një ish gazetar dhe tashti… shahist me famë. Barka do të jetë jashtëzakonisht e madhe – do të mund të nxëjë 5 veta veç barkaxhiut – dhe do të jetë në dispozicjon të kujdo që do të paguajë një frang në orë. Në rranishtë sivjet nuk ka të hedhura kuta sardelash dhe as në det gozhda. Kështu është frikë që Banjat Popullore të … humbasin origjiualitetin e tyre. Që të gjithë pyesin në se do të qërohet plazha edhe nga disa ferra dhe gjëmba që ka dhe presin me interesim një përgjegje nga zoti Rustem Ymeri. Në Plazhë sivjet ka edhe “pensjon”, por ky nuk është për llauzin për arësye të çmimëve. Vetëm një gjë nuk ka tash për tash në Plazhë: subjekte për të mbushur këtë shtyllë!/A.C

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit