MENU
klinika

Rama: Gati për të pritur sezonin turistik

29 qendra shëndetësore nga Thethi në Ksamil

17.06.2021 - 10:23

29 qendra të reja shëndetësore nga Thethi në Ksamil do të jenë të hapur në pritje të personave në nevojë përgjatë sezonit turistik.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar edhe një video nga pamjet në këto qendra shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se ky sezon turistik do të jetë më i lehtësuar nga hija e covidit, falë luftës me pasion, solidaritetit, aftësisë e suksesit që është arritur deri tani.

 “MIRËMËNGJES

dhe me 29 qendrat e reja shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, duke pritur një sezon turistik të lehtësuar nga hija e Armikut të Padukshëm, falë luftës me pasion, solidaritet, aftësi e sukses që kemi bërë deri këtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.