MENU
klinika

SPAK e akuzoi për shpërdorim detyre

Dënohet ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastër

17.06.2021 - 18:00

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur fajtore për ‘shpërdorim detyre’ dhe ka vendosur dënimin e ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami.

Sipas News24, Zamira Rami është e detyruar të kryejë punë me interes publik.

AKUZA E SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dërgoi për gjykim çështjen penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, e akuzuar për “shpërdorim detyre”.

SPAK e akuzoi ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër.

“…ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke u shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë,” thuhej në njoftimin e SPAK.