MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet përdorur kremi i diellit edhe në shtëpi?

26.06.2021 - 12:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet përdorur kremi i diellit edhe në shtëpi?

Mjeku: Një prej pyetjeve tipike me të cilën përballen pjesa dërrmuese e dermatologëve në botë sot është: a duhet përdorur kremi i diellit edhe kur jemi në shtëpi?

Duhet të dini fillimisht që janë rrezet UVA ato që i bëjnë dëm lëkurës. Ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare, e rrjedhimisht arrijnë deri tek lëkura jonë. Duke marrë parasysh që brenda mureve të shtëpisë ekziston edhe “rrezatimi” i dritës blu, që mund të gjenerojë radikale të lira që dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar njolla dhe rrudha, do të duhen formulime antioksiduese.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.