MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Abrashi: I emocionuar që do jem nesër kapiten

04.06.2021 - 17:46

Në mungesë të Berishës, Hysajt dhe Roshit, shiriti i kapitenit për ndeshjen e nesërme ndaj Uellsit i shkon mesfushorit Amir Abrashi. Në konferencën, ai u shfaq përkrah trajnerit Edy Reja. Mesfushori kuqezi është shprehur se do të luajnë për fitore dhe se ndihet lider në këtë grup:

“Është kënaqësi e madhe dhe një nder të jem kapiten i Shqipërisë. Duhet të fitojmë dhe të luajmë mirë, mendimi im është të luajmë lojën tonë dhe më të rëndësishme janë ato në shtator, por edhe këto duam t’i fitojmë.

Ne kemi kualitet për të fituar këtë ndeshje, jemi në 100% në formë. Unë jam lider nga moshat dhe me vitet që kam luajtur. Kam shumë eksperiencë, e ndjej veten si lider, sepse i ndihmoj edhe lojtarët e ri. Uellsin e kemi parë dhe janë shumë të fortë fizikisht.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN