MENU
klinika

Ndarja e bujshme

Alex Rodriguez e përdori Jennifer Lopez për famë dhe para?

02.06.2021 - 09:27

Ndarja nga Alex Rodriguez për t’u rikthyer në krahët e ish-it pas afro dy dekadash, Ben Affleck, ka bërë që Jennifer Lopez të bëhet kryefjalë e mediave botërore. Këngëtarja dhe aktorja tashmë po shijon me romancën me Affleck dhe janë parë shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërsa përflitet se ndarja mes këngëtares dhe ish ka ardhur për shkak të mungesës së besimit se ky i fundit e ka tradhëtuar, një tjetër teori ka nisur të qarkullojë në rrjet. Mediat e huaja pohojnë se ish-lojtari i bejsbollit e ka përdorur divën e muzikës për famë dhe pasuri përgjatë 4 viteve të lidhjes së tyre.

Alex Rodriguez me një stil me Jennifer Lopez me një fustan

“Koha e tyre së bashku nuk ishte asgjë si përralla që ata u përpoqën t’i projektonin botës. Alex ishte më i dashuruar me idenë e tyre sesa vetë marrëdhënia aktuale. Kur kamerat ishin të ndezura, Alex ishte partneri adhurues por pastaj nuk vepronte si i njëjti person kur ishin vetëm.”, është shprehur një burim.

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez Call Off Engagement - JLo ARod Split  Break Up Wedding

Më tej pretendohet se Rodriguez nisi një marrëdhënie me yllin e “Hustlers” pas skandaleve të drogës dhe mashtrimit të bejsbollit. Pasi ata dolën në publik, ai ishte kudo që dukshëm e bëri Lopez të ndihej e përdorur. “Shkëndija po zbehej, dhe dukej sikur Alex ishte më shumë në anën e showbizit të gjërave sesa tek lidhja e tyre romantike.”, tha burimi. Relationship news: Alex Rodriguez and Jennifer Lopez - CNN