MENU
klinika

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ "Të dënuar të bashkëjetojnë"

Mentor Nazarko: Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin

29.06.2021 - 21:38

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për disa tema aktuale si ngjarjet e fundit kriminale në Shqipëri, Teatrin, vizitën e Reeker nesër në Tiranë apo marrëdhëniet me Kosovën.

Për këtë të fundit, Nazarko thotë se Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin, dhe jo vetëm, por të bashkëpunojnë, pasi Kosova duhet të lërë pas qasjen fëmijnore që do të përballet e vetme me Serbinë.

Sipas Nazarkos, ideja e Kurtit është variacion mbi një ide të Sorosit të 2001. Dikur lindi SECPP- që dje e kryesoi Erdogani; pastaj Procesi i Berlinit, Pastaj Minishengeni që pamë sot. Kurti opozitar do t qortonte Kurtin kryeministër se me prezantimin e pikës së institucionalizimit të hapësirës ballkanike sipas modelit të BE+ EEA, po kërkon krijimin e një Jugosllavie të re plus Shqipërinë. Seicili variant e favorizon Serbinë, por kjo është arsye që Shqiperia të bashkepunojë me Kosovën…

I pyetur për qëndrimin e Kryeministriit Rama pas ngjarjeve tragjike të fundit, ai tha: Tërësisht e kuptueshme që për një zhvillim që ka sensibilitet të lartë, që Rama të shfaqet, të lërë gjurmën e tij. Të vendosë gishtin e fajësisë mbi pjesë të tjera, pushtete të tjera të sistemit shtetëror. Ishte e kuptueshme pas fjalës së Ministrit të Brendshëm që të kishte dhe kryeministri këtë qasje. A është e vërtetë kjo? Po. e-Albania, nuk funksionon mirë në kohë, ka shkaktuar konflikte të mëdha apo të vogla.

Prap se prapë kemi një riorientim të favoreve, që ata njerëz kërkojnë të kontrollojnë rërë e shezlonge në bizneset e tyre, po i kalojnë nga inspektorët bashkiake diku në qendër. Jemi në situatë kur këto zhvillime i japin shah administratës së kryeministrit Rama, duhet korrigjuar shumëçka. Njerëzit janë lodhur nga qeverisja e Ramës.
Ai duhet të tregojë atë që besojnë një pjesë e vlerësuesve objektive, se ai mund të rishpikë veten, të gjejë energji.
Këto dy ngjarje janë rast i mirë për reflektime cilësore.

Janë një goditje e rëndë në imazhin e vendit. Gjithë këto, ndryshime, ky përqëndrim i shërbimeve, ka marrë goditje. Shpresoj mos ketë pasur vëmendje në mediat e vendeve që sjellin turistë.
Është një moment tragjik, fati i atyre njerëzve, familjes në Vlorë apo atij kamarieri në Velipojë, shembuj që duhet ta nxisin shtetin dhe shoqërinë për të reflektuar për vlerat tona”,-tha ai.

Teatri

Gjykata Kushtetuese nuk ndërhyn në meritë, pra a do ndërtojmë teatër si ai apo të ndryshëm.

Një ndërtim që shton pikëpyetje për kapacitetet që ka shteti ynë, shtetet tona të vogla për të administruar këto godina, me numër të madh sallash, veçanërisht në mirëmbajtje, kosto e të paturit një stil teatri kombëtar me shumë salla apo aktorë. Për t’iu dhënë një shembull: teatri i Shkupit, i qeverisjes Gruevski, do 70 mijë euro vetëm për ngrohje, duke futur në krizë buxhetin e Ministrisë së Kulturës. Dikush që ia vlerësoj mendjen akute, thote se mirë Teatri thotë, por a kemi aktorë dhe para për ta.Ata mund të luajnë në një teatër të mirë,por duhet të paguhen me rroga të mira. Pra a do kemi një zgjidhje tërësore? Sepse është një kosto e madhe për infrastrukturën fizike, por edhe infrastrukturën njerëzore.

Duke folur për vizitën të mërkurën, të nënsekretarit amerikan të shtetit, Filip Riker, ai tha: çdo gjë që mund të pandehësh rreth vizitës së Reeker duke cituar mediat serioze, është e besueshme sepse po veprojmë me pandehma. Reeker është zyrtar i lartë amerikan, njohës i shkëlqyer i rajonit, ish ambasador në Maqedoni, ish zëdhënës i DASH. është zyrtar shumë i lartë amerikan. shef i Palmerit që merret përditë me çështjet e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit.

Është vizitë domethënëse, sepse s’ka njeri të harxhojë kohë me takime protokollare në këtë stinë në Shqipëri. A lidhet me çështjen Berisha ? Me gjasë po, ndërsa Berisha po e sfidon shefin e Riker me padi gjyqësore si Davidi me Goliathin. Ai është fans i madh i leximeve, e ka sfiduar gjyqësisht Sekretarin amerikan i Shtetit, dhe ndoshta amerikanëve mund ti krijojë humor, por ai do të ushqejë imagjinatën kolektive të shqiptarëve me një akt trimërie. Edhe nëse hidhet poshtë nga drejtësia franceze, do të mbahet mend si rast unik i një sfide të tillë.

Nazarko elaboroi dhe idetë e tij për njē politikë të jashtme të re të Ramës në Ballkan, me fokus marrëdhenien me Kurtin.

Rama duhet të kalojë shumë kohë me Kurtin për konvergjencë qëndrimesh, ndonëse s arrin dot të rrijë sa me Thaçin. Pala kosovare duhet të heqë dorë nga qasja fëminore: na lini neve përballë Serbisë, sepse ne e njohim, ju jo. Ju duhet të na ndiqni ne!!

Kurti po tregon konstruktivitet! nuk bëri ndonjë veprim për t’i shmangur përqafimit të Ramës, postoi takimin që patën në Bruksel me të. Është e kuptueshme se ai do të lërë gjurmën e tij në zhvillimet historike. Mirpo Perëndimi do që të mbyllë dialogun Kosovë-Serbi këtë vit. Dhe ne duhet të bashkëpunojmë.

Kurti edhe Rama për shkak të pjekurisë së vetë nuk mund ti shmangen njëri-tjetrit, janë të dënuar të bashkëjetojnë. Shqipëria ka në krye një kryeministër që, mori mandat të tretë. Ēshtë figurë e qëndrueshme, ka 8 vite në sallone dhe i njeh njerëzit më të rëndësishëm që vendosin fatin e Europës dhe botës.Kosova duhet të shërbehet nga këto fuqi të tij. Rama nuk mund të shfrytëzojë këtë periudhë kohore me të njëjtën skemë dhe njerëz në rajon. Dhe që Kurti tani që është në pushtet, ka gjithë pushtetin, do ti kuptojë më mirë disa prej proceseve. Kur vjen puna tek minishengeni, kemi kuptuar që propozimi i Kurtit, një nga katër propozimet në Samitin e Tiranës, i përsëritur në Vjenë, dhe më pas në Bruksel, kërkon institucionalizim të hapësirës ballkanike. Si Norvegjia, Islanda dhe Lihteshtajn me Bashkimin Europian Kurti nënkuptonte, kësisoj një krijesë me mandat 10 vjecar, që I ngjan një Jugosllavie të re- minus Kroaci dhe Sloveni + Shqipëri. Ai e pajiste me institucione. Parashikonte Sekretariat, Gjykata, Samite të këtij Minishengeni çdo 6 muaj apo 1 vit edhe me BE. Cdo lloj Minishengeni ballkanik ka rreziqe se favorizon Serbine, por nëse në 2007 Kosova do të ishte bërë pjesë e atij realiteti që do të hiqte barrierat me Shqipërinë, situata do ishte ndryshe, Kurti ka te drejte se Serbia favorizohet dhe kesisoj, shqetësimi dhe kundërshtia që kishte administrata e LDK-së ndaj këtij mini-shengeni, ishte me korrekte sepse ishte materiale. Vendet e Ballkanit duhet të jemi serioze dhe mos të japim leksione vendeve europianoperëndimore. Perëndimi mund të mërzitet dikur prej nesh. Dialogu me Serbinë, organizmi i Konferencës Ndërqeveritare në janar, janë procese që kanë lidhje me njëri-tjetrin. Reeker do të merret me to, ashtu si SHBA do që të pastrojë politikën institucionale duke konsideruar se Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në janar 2022. Po të ishte dhe pjesë e procesit të çeljes së negociatave, bëhej edhe më e fortë. Duke u rikthyer tek zoti Kurti: Imagjinoni se sa e vështirë është për të në fillim kur nuk e njohin dhe tregon entuziazëm dhe per medalionin që i kishte dhënë Macron. Shqiptarët janë të rëndësishëm nëse janë bashkë, nëse kanë një krye, kohë. Rama duhet të konsultohet dhe me opozitën për këtë qaseje të re. Duhet të ndryshojë qasja me Serbinë. Mosmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që shqiptarët në Serbi gati të zhduken.

Partitë shqiptare nga 2 apo 4, janë bërë 8 ose 10. Ato janë në luftëra të brendshme, nuk i flasin njëri-tjetrit. Dyshimi se ata përdoren nga Serbia, është real. Si e ndikon Serbia faktorin serb në Kosovë? E ndikon përmes financimit. Vucic than ë Parlamentin Serb tha se ka harxhuar në Kosovë 800 mln euro në 2020-2021. Nëse Shqipëria jep para për projekte zhvillimore ndaj faktorit shqiptar në Serbi dhe Maqedoni, Mal te Zi, mund të ndikojë. Ne jemi faktori më i rëndësishëm në Ballkan. Partitë monoetnike që kanë rezultat në Mal të Zi, nuk kanë rritur forcën dhe avancuar interesin kombetar, por kane sjellë tretjen e shqiptarëve aty. Abazoviç me një qasje përbashkuese, qytetare u shndërrua në faktor. Ai arriti me 4 deputetë që të impononte një shtet që mund të dilte nga vatha perëndimore. Shqiperia duhet te bashkepunoje me te. Një Shqipëri e tillë duhet të merret parasysh nga Serbia, në qasje me Kosovën. Serbia e ka rritur peshën specifike për shkak të flirtimit, për shkak të tërheqjes së investimeve, ruse, kineze, indiane, franceze. Ne këto rrethana të reja s’mund të sillemi si në shekullin e XIX. Rama duhet të bashkëpunojë me rajonin në një qasje të re.”, tha Nazarko