MENU
klinika

Miqësoret

Anglia “pickon” sërish, bind Holanda

06.06.2021 - 20:00

U luajtën ndeshjet e dyta miqësore për disa nga ekipet pjesëmarrëse në Europian. Anglia fitoi sërish në shtëpi 1-0, ashtu sikurse kishte ndodhur në sfidën e fundit ndaj Austrisë.

Këtë herë ishte Rashford ai që u dha fitoren “Tre Luanëve” kundër Rumanisë. Goli i vetëm u shënua në minutën e 68-të. Rezultati duhej të kishte qenë 2-0, por Henderson gaboi në 78’ në gjuajtjen së 11-metërshit.

Ka bindur Holanda, që fitoi 3-0 në shtëpi me Gjeorgjinë. Depay vijon të jetë në formë, teksa shënoi golin e parë të takimit. Kaq për pjesën e parë. Në të dytën, Weghorst dhe Gravenberch vulosën rezultatin me 3 gola.

Në ndeshjet e tjera miqësore, Austrai barazoi 0-0 me Sllovakinë, Danimarka mposhti 2-0 Bosnje Hercegovinën, Moldavia fitoi 1-0 ndaj Azerbajxhanit, Skocia 1-0 ne Luksemburg, ndërsa Greqia po fiton 2-1 ndaj Norvegjisë në transfertë.