MENU
klinika

Shuhet mjeshtri...

Arti humbet një prej legjendave

03.06.2021 - 14:18

        Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, në Amerikë, aktori dhe regjisori i njohur, Pirro Mani.

Kontributi i tij në kinema, mbetet një shkollë më vete e artit të regjisë dhe mjeshtërisë së aktorit. Karriera e tij u shtri edhe në interpretim, por dashuria dhe pasioni më i madh, ishte dhe mbeti gjithmonë, regjia. Një numër i madh shfaqjesh, mbajnë emrin dhe firmën e regjisorit, i cili, falë punës fine dhe me gjithë përkushtimin prej profesionisti, u ngjit shpejt në piedestalin e artistëve të skenës dhe ekranit shqiptar.

Për mbarë publikun shqiptar, Pirro Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz”


Për 25 vjet, Mani punoi në Teatrin Kombëtar.

Studioi pranë Institutit Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua si regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, që e drejtoi me sukses, për rreth tetë vjet.

Në vitet 1967 – 1992, Pirro Mani ka qenë regjisor pranë Teatrit Kombëtar –  sukses i shënuar me dhjetëra pjesë teatrale.

Karriera e tij artistike, numëron mbi 80 shfaqje.

 

Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

Shfaqjet kulminante, janë: “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Mani është angazhuar edhe në disa filma artistikë dhe duke u nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN