MENU
klinika

Një kompani ka dëmtuar varret

Banorët e Visokës në Fier në protestë

14.06.2021 - 12:25

Banorët e Visokës në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi një kompani private u ka shkatërruar rrugën. Po ashtu, kompania u ka dëmtuar varrezat e për pasojë kanë dalë edhe eshtrat e personave të pajetë.

Në fshat kalojnë mjete të tonazhit të rëndë të kompanisë “Terra oil” të mbushura me naftë dhe dëmtojnë rrugën. Banorët kërkojnë rregullimin e rrugës.