MENU
klinika

NBA, play-off

Barazon Philadelphia, Jazz përmbysin Clippers

09.06.2021 - 10:02

Rivalitet dhe emocione në dy ndeshjet e radhës së play-off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, Philadelphia mposhti 118-102 Atlanta Hawks në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.

Një sfidë e dominuar nga vendasit që këtë herë nuk gabuan. Ndeshje e shkëlqyer e Embiid, me 40 pikë e 13 rebound, duke qenë lider në parket. Ai u ndihmua edhe nga Harris dhe Seth Curry, përkatësisht me 22 dhe 21 pikë. Ndeshja e radhës do të luhet pas 3 ditësh.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Utah Jazz fitoi 119-109 ndaj Los Angeles Clippers në gjysmëfinalen e parë, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Leonard realizoi 23 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Ndërsa për Jazz u dallua Donovan Mitchell, autor i 45 pikëve, duke bërë diferencën në parket. Liderët e Perëndimit përmbysën ndeshjen, pasi në dy periodat e para po humbnin me 13 pikë diferencë. Vendimtare ishte perioda e tretë, të cilën Utah e fitoi 32-19, ndërsa në fund mjaftuan 3 pikë para për të kaluar me sukses duelin e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN