MENU
klinika

Me një video shumë emocionuese

Bebe Rexha tregon gjithçka për raportin me të atin

21.06.2021 - 11:57

Shumë personazhe të njohur ju bënë dedikime të ndjera prindërve të tyre në rrjete sociale me rastin e Ditës së Baballarëve. Bebe Rexha ishte një ndër ato që shkroi fjalët më të bukura për babain e saj. Ajo ka postuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën shihet duke u përqafuar me të atin pak para nisjes së një performance. Ajo ka treguar se në fillimet e karrierës ka qenë gjithmonë babai ai që e qetësonte kur duhej të ngjitej në skenë për të kënduar.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”. Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, shkruan Bebe përkrah postimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në intervistat e dhënë së fundmi, Bebe ka zbuluar detaje të shumta nga jeta e saj personale dhe familjare. Para disa javësh ajo tregoi se kur ishte në adoleshencë të afërmit donin që të martonin, sepse ashtu ishin traditat shqiptare.

“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka treguar Bebe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nxitet nga refuzimi i stilistëve

Bebe Rexha : Po punoj fort për të humbur peshë

E ftuar në “The Jonathan Ross Show”

Bebe Rexha ‘kthen’ në shqip emisionin e famshëm

"Kujtoj sa e vlefshme është jeta"

Bebe Rexha aksidentohet me makinë