MENU
klinika

NBA, play-off

Befasia e madhe në Lindje, Atlanta kalon në finale

21.06.2021 - 09:16

Pas Los Angeles Clippers, një tjetër befasi në finalet e NBA. Atlanta Hawks mposhti në transfertë 103-96 Philadelphian në serinë e 7 të ndeshjeve, duke triumfuar 4-3 dhe kaluar në finale të Konferencës së Lindjes.

Një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, por miqtë administruar më mirë periodën e dytë dhe arritën gjithë kohës, edhe në fund, diferencën prej 5-7 pikësh. Embiid u përpoq për vendasit, teksa realizoi 31 pikë e 11 rebound, por nuk shmangën dot humbjen.

Për miqtë u dallua Huerter me 27 pikë. Philadelphia udhëhoqi gjatë gjithë sezonit të rregullt në Lindje, por bie në gjysmëfinale. Atlanta është “hirushja” e kësaj konference, teksa në finale do të përballet me Milwaukee Bucks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN