MENU
klinika

Nga Mustafa Nano

Berisha mund t’ia marrë partinë Bashës, por PD do shpallej non grata

15.06.2021 - 14:02

Ashtu siç pritej në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike nuk patën surpriza. Nga studio e lajmeve të MCN TV, analisti Mustafa Nano quajti plebishitare fitoren e Lulzim Bashës në krye të PD, ndërkoë që i cilësoi këto zgjedhje si të parat ku përballë kryetarit ka pasur kandidatë seriozë. Ai gjithashtu akuzoi demokratët për mungesë qëndrimesh, ndërkohë që shtoi se “ata që lidhen me prijësin janë shoqëri të prapambetura”.

Nano, të paktën referuar shifrave na lind e drejta ta quajmë plebishitare fitoren e zotit Basha. Si duhet lexuar kjo votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike?

Ishte një fitore e qartë, plebishitare, ky është përcaktori më i qartë brenda PD. Ishte e pritshme edhe fitorja edhe fitorja plebishitare edhe për kohën e shpejtë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet. Ngutja e PD për zgjedhje ishte e panevojshme. Basha ka garuar si kryetar i PD. Por për herë të parë 3 kandidatët ishin seriozë dhe e kishin seriozisht. Ata nuk duhej të futeshin në garë të diferencuar dhe nuk duhet të ankohen për zgjedhje të manipuluara. Do ishte mirë të mos e hapnin gojën, ata janë futur në garë me rregulla loje që i dinin, tani nuk duhet ta hapin gojën.

Kadilli ishte i vetmi që pranoi humbjen…

Kadilli ishte i vetmi që pranoi humbjen dhe sipas meje duhet ta uronte Bashën për fitoren. Demokratët nuk kanë qëndrime. Ata që lidhen me prijësin janë shoqëri të prapambetura.

Prisnit që kandidati Agron Shehaj të kishte këtë rezultat?

E prisja që shumë demokratë të manifestonin pakënaqësi ndaj Bashës. Por nuk e dija që ishte Shehaj rivali më serioz. Shehaj ka marrë kaq vota edhe për shkak të zhgënjimit, edhe për shkak të faktit që është një nga personazhet më simpatikë në PD. Kanë simpati që është i bërë vetë dhe që nuk ka pasur nevojë që në politikë ti hapë derën dikush. Këtë kanë çmuar edhe njerëzit besoj dhe është nga personazhet e paktë politikë që është shpërblyer nga votuesit. Ai ka evidentuar një fytyrë paqësore, ishte një qenie urbane.

Deklaratë që turbulloi disi ujërat ishte ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili la të hapur opsionin për të rimarrë drejtimin e opozitës. Ju besoni se një skenar i tillë mund të ndodhë?

Ai e ka lënë të hapur qartazi, por unë e shoh të pamundur. PPE lëshuan një deklaratë dhe përshëndetën Bashën. Ata janë ngutur sepse kanë dashur të thonë që mbështesin gjeneratën e re. Nëse Berisha e vendos ai mund të bëhet kryetar i PD, por PD do bëhej parti jashtë sistemit, do shpallej non grata edhe nga europianët. Por nëse do ai Bashën e largon, nuk e ka problem.

Dua t’ju pyes edhe për atë që u quajt si gjest i madh politik në kampin e majtë, dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika dhe funksionet publike. Ajo që nuk shkon në të gjithë këtë histori është vendimi për të dalë nga politika vetëm një muaj pasi pranoi të ishte në listat e kandidatëve për deputetë.

Ekziston një pikëpyetje. Më pëlqeu gjesti, është një finale e vërtetë, por po thoja me vete pse nuk iku më përpara. Në rrethanat e reja ku fus edhe vendimin e SHBA për Berishën.

E shihni këtë vendim të zotit Ruçi të lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentit Bajden për zgjerimin e listës së atyre që do shpallen non grata?

Jo, Ruçi sheh një përpjekje europiane për të rinovuar politikën. Ai i është përgjigjur nismës për ti lënë vendin të rinjve. Por nuk duhet ta ekzagjerojmë shumë sepse mund të ishte larguar më herët. Ishte kulmim i karrierës së tij politike. Ai ka pasur ndikim brenda PS dhe ka ditur të krijojë kimi mes tij dhe socialistëve. Ruçi që nomeklatojnë me komunizmin mund të them që ka qenë më xhentëllmen, është sjellë në mënyrë të fisme në PS.