MENU
klinika

Udhëtimi i tij i parë ka nisur me Britaninë

Biden paralajmëron Rusinë në fillim të udhëtimit të parë zyrtar

10.06.2021 - 10:00

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë me një paralajmërim ndaj Rusisë se ajo do përballet me pasoja “të fuqishme dhe kuptimplota” nëse përfshihet në “veprimtari të dëmshme”.

Biden e bëri të qartë qëllimin e tij për të forcuar lidhjet me aleatët e SHBA, pas marrëdhënieve të tensionuara nën administratën Trump.

Presidenti Biden mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të Mërkurën.

Ai do të takohet me Kryeministrin Boris Johnson për të rënë dakord për një “Kartë të Atlantikut” të ri.
Pakti do të jetë një version modern i atij të rënë dakord midis Uinston Churchill dhe Franklin Roosevelt në 1941, me një fokus në sfidat përfshirë ndryshimin e klimës dhe sigurinë.
Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg, thotë se të dy synojnë të rifreskojnë një marrëdhënie jetike, pas trazirave të viteve të Trump dhe presioneve të pandemisë.

Gjatë një vizite tetë ditore Evropiane, Biden do të takojë Mbretëreshën në Kalanë Uindsor, do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të G7 dhe do të bashkohet me samitin e tij të parë të NATO-s si president.
Në fund të udhëtimit të tij Biden do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Shtëpia e Bardhë ka treguar që ai synon të mbulojë një “gamë të plotë të çështjeve të ngutshme” me homologun e tij rus, duke përfshirë kontrollin e armëve, ndryshimin e klimës, përfshirjen ushtarake ruse në Ukrainë, aktivitetet e karabit kibernetik të Rusisë dhe burgosjen e disidentit rus Alexei Navalny.

Tre organizata të lidhura me Navalny u shpallën të jashtëligjshëm nga një gjykatë në Moskë të Mërkurën si “ekstremiste”.

Duke iu drejtuar trupave amerikane dhe familjeve të tyre në bazën ajrore RAF Mildenhall në Suffolk të Mërkurën, ku ai u ul para se të udhëtonte për në Cornuall, Biden tha se do t’i dërgonte një mesazh të qartë Putin.

“Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë,” tha ai. “Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme … por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplote nëse qeveria ruse angazhohet në veprimtari të dëmshme.”

Lidhjet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në një pikë të ulët për një sërë çështjesh. Në Prill, Putin akuzoi fuqitë perëndimore se po përpiqen të “zgjedhin” Rusinë dhe i paralajmëroi ata të mos kalonin një “vijë të kuqe”.

Biden tha se “në çdo pikë” gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë shtetit si president ai donte të bënte të qartë se “Shtetet e Bashkuara janë kthyer dhe demokracitë e botës po qëndrojnë së bashku për të trajtuar sfidat më të vështira dhe çështjet që kanë më shumë rëndësi për të ardhmen”.

Drejtuesit e tjerë të G7 (Grupi i Shtatë) do të mbërrijnë në Cornuall, Anglia jug-perëndimore, të Premten dhe takimet do të zhvillohen gjatë fundjavës.

G7 përbëhet nga shtatë të ashtuquajturat ekonomi të përparuara më të mëdha në botë: Kanadaja, Francë, Gjermania, Italia, Japonia, MB dhe SH.B.A. plus BE. Tema kryesore e bisedës do të jetë shërimi i Covid, duke përfshirë “një sistem shëndetësor global më të fortë që mund të na mbrojë të gjithëve nga pandemitë e ardhshme”.

Në një artikull për Times, Boris Johnson tha se G7 do të “fillonte hartimin e një traktati të ri global mbi gatishmërinë e pandemisë në mënyrë që bota të mos tërhiqet kurrë më në të njëjtën mënyrë”.

Administrata e Biden ka thënë se ka në plan të sigurojë 500 milion doza të vaksinës Pfizer Covid-19 në rreth 100 vende gjatë dy viteve të ardhshme.

Axhenda e G7 përfshin gjithashtu ndryshimin e klimës dhe tregtinë.
Biden pritet të paralajmërojë se mosmarrëveshja tregtare midis MB-BE mund të rrezikojë paqen në Irlandën e Veriut. Ai do t’u bëjë thirrje kolegëve udhëheqës të mbrojnë fitimet e marrëveshjes së së Premtes së Madhe.

Në fund të samitit, MB si vendi pritës do të publikojë një dokument që përshkruan atë që është rënë dakord nga udhëheqësit.

Pas G7, Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të takojnë Mbretëreshën në Uindsor Castle përpara se të fluturojnë në Bruksel për bisedime me NATO të hënën dhe BE të martën.

Lidhjet e SHBA me NATO ishin të tensionuara nën Donald Trump, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg duke vizituar Shtëpinë e Bardhë të hënën përshëndeti “angazhimin e fuqishëm” të Biden ndaj aleatëve të Amerikës.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me Putin ka risk të lartë

Biden merr rolin kryesor në samitin me Putin