MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Brazili “blindon” kreun, 5 fitore në 5 ndeshje

05.06.2021 - 10:30

Brazili marshon drejt finaleve të Kupës së Botës. Të verdhët, në fakt, mundën Ekuadorin 2-0, duke marrë fitoren e pestë në po aq ndeshje në garë, duke “çimentuar” vendin e parë dhe distancuar në +4 pikë nga Argjentina, e cila barazoi me Kilin në këtë “stacion” të fushatës.

Tite e radhiti ekipin e tij me të zakonshmin 4-3-3. Protagonisti i madh ishte Neymar. Numri 10, në minutën e 65-të dha asistin për 1-0, teksa golin e shënoi Richarlison. Më tej, në minutën e 93-të, ylli i PSG vulosi përfundimisht fitoren 2-0 me një penallti të fituar nga Gabriel Jesus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN