Bashkimi Europian po përgatit një sulm ndaj Britanisë së Madhe, në industrinë e argëtimit.
Sipas një dokumenti që qarkullon për momentin në Bruksel dhe që ”The Guardian” e ka parë ekskluzivisht, me nismën e Francës, disa vende anëtare, përfshirë Italinë, synojnë të përfitojnë nga Brexit-i, për të pakësuar numrim e filmave dhe prodhimeve seriale televizive britanike, sipas kërkesës nga platforma të tilla, si “Amazon’ dhe ‘Netflix”, sepse ato konsiderohen joproporcionale.
Lajmi nuk është aspak pozitiv, jo vetëm për miliona fansat e dy serialeve kryesore britanike, si ”Bridgerton”, apo ”Fleabag”, por mbi të gjitha, për gjithë këtë sektor.
Kjo, në një kohë kur Britania e Madhe është prodhuesi më i madh në Evropë, për programet filmike dhe televizive.
Vetëm në vitet 2019-2010, kompanitë angleze fituan 490 milionë sterlina thjesht nga shitja e të drejtave ndërkombëtare për kanalet dhe platformat në Evropë, një dominim jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor që, Brukseli, pas Brexit-it, e sheh si kërcënim.
Nxitësit e kësaj ideje, argumentojnë se produktet “Made in the UK”, duhen përjashtuar.