MENU
klinika

"50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh"

Bujar Nishani: Basha po bën maskaradë zgjedhore

13.06.2021 - 14:07

Pasi ka votoi për kreun e ri të PD-së, Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta duke thënë se 50% e anëtarësisë së PD është zhdukur brenda 3 muajsh.

Më tej Nisdhani tha se “atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha e bëri brenda PD”,

“50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. PD sot është në një rreizk të madh.

Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e  ka bërë brenda PD me anëtarët.

PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte… Situata në PD është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD.

Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e oamundur sot, partia ska institucionet e ankimit.  Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”, tha Nishani.