MENU
klinika

Play-off

Butrinti ngjitet në Kategorinë e Parë, zbret Oriku

05.06.2021 - 18:00

Butrinti rikthehet në Kategorinë e Parë pas 5 vitesh. Ishte Mario Gurma heroi i fitores në finalen e “Play-Out”-it ndaj Orikut, që bie zyrtarisht në Kategorinë e Dytë.

Vlen të theksohet fakti se Butrinti u rendit në vendin e dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë, teksa falë “Play-Off”-it, arriti të siguronte një biletë për në Kategorinë e Parë. Skuadra sarandiote më herët eliminoi Naftëtarin dhe Labërinë.

Ndërkohë, për sa i përket Orikut, skuadra e drejtuar nga Sakaj, u rendit në vendin e tretë nga fundi në Kategorinë e Parë dhe nuk arriti të shpëtonte sezonin, në finalen e mbijetesës së zhvilluar në “Selman Stërmasi”.