MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është rrjebulla dhe si kurohet

10.06.2021 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Desha një informacion të saktë nga një specialist për rrjebullën, kështu i thuhet në gjuhën e popullit zakonisht. U del fëmijëve në fytyrë në kokë. Çfarë është dhe si mjekohet? Faleminderit, po pres një përgjigje.

Mjeku: Rrjebulla, siç e thotë populli, është dermatiti atopik, një lloj ekzeme e fëmijërisë që është e trashëguar. Mjekimi varet nga format e shfaqjes. Përgjithësisht trajtimi bëhet me pomada zbutëse të lëkurës, antihistaminik, dhe ndër format më të rënda edhe përdorimi i pomadave me kortizon. Në rast se lëkura infektohet, mjekimit i shtohen edhe pomada me antibiotikët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kur bëhet i rrezikshëm

Çfarë është ilaçi metotreksati?!