MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i prish dhëmbët tanë?

21.06.2021 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë i prish dhëmbët tanë?

Mjeku: Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës.

Sipas stomatologëve, disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: Mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja, etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm duhet bërë kujdes edhe me ato ushqime të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri, duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve.

Por ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme, si: lëngjet e frutave, pijet energjike, frutat e thata dhe patatinat e llojeve të ndryshme, përmbajnë sasi të lartë të sheqernave të cilat nxisin kariesin dentar. Gjithashtu, edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj, si dhe pijet dietetike që përmbajnë sheqerna artificiale. Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve, duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.