MENU
klinika

Pritën kaq shumë për shkak të COVID-19

Çifti i njohur i artistëve i japin fund beqarisë këtë verë

17.06.2021 - 09:50

Gwen Stefani dhe Blake Shelton do të martohen këtë verë.

Këngëtarët e njohur kanë pritur deri në këtë moment për shkak të masave anti-Covid.

“Prej që janë fejuar, ata të dy kanë përsëritur që nuk duan të bëjnë dasmë derisa kjo të jetë e sigurt për familjarët dhe miqtë që do ta ndjekin atë. Gweni ka thënë edhe më parë që ajo mezi po pret të martohet. Ajo ishte mërzitur shumë në fillim të këtij viti për shkak se masat kundër koronavirusit veç po shtoheshin kështu që kishte nisur të planifikonte gjithçka për në pranverë”, ka thënë një burim.

Megjithatë, kohë më parë të dy kishin thënë se duan të kenë një dasmë të thjeshtë dhe më pak të ftuar.