MENU
klinika

Si mund ta rregulloni problemin?

Cili rrjet wi-fi ”çmend” iPhone-in?

24.06.2021 - 11:16

Ekziston një rrjet wi-fi që e bën iPhone-in ”të çmendet”, sipas studiuesit Carl Schou, ndërkohë që ky rrjet mund të ndërpresë funksionalitetin që lejon pajisjen të lidhet me wi-fi.

Ky rrjet nuk lejon lidhjen me një SSID të rrjetit (emri me të cilin rrjeti identifikohet për përdoruesit) me një emër të përbërë nga karaktere të pazakontë, të tilla si “% p% s% s% s% s% n”.

Schou vuri re një defekt me iOS 14.4.2, por është gjithashtu i pranishëm në pajisjet me iOS të fundit 14.6.

Mënyra e vetme për të rregulluar problemin është të shkoni te Settings> General> Reset> Reset Network Settings për ta kthyer situatën në normalitet.

Gabimi të kujton një problem të vjetër iOS 13 që lejoi iPhone-at të prishen duke dërguar mesazhe me karaktere të veçanta.

”Apple” ndoshta është tashmë në punë dhe, siç ka bërë në të kaluarën, do të realizojë një përditësim për të rregulluar këtë gabim sa më shpejt të jetë e mundur.