MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cirroza e mëlçisë, çfarë është dhe nga shkaktohet?

11.06.2021 - 10:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cirroza e mëlçisë, çfarë është dhe nga shkaktohet?

Mjeku: Cirroza zhvillohet kur indet e dëmtuara zëvendësojnë ato normale dhe të shëndetshme në mëlçi. Kjo ndodh pas dëmtimit për një kohë të gjatë të qelizave të shëndetshme, zakonisht pas shumë vitesh.

Indet e dëmtuara shkaktojnë ashpërsim dhe fortësi të mëlçisë dhe pas një periudhe kohe organi nis të mosfunksionojë siç duhet. Indet e dëmtuara vështirësojnë kalimin e gjakut nëpërmjet një vene të madhe që kalon në mëlçi.

Nuk ka ndonjë kurë për cirrozën përveç transplantit të mëlçisë, megjithatë mund të parandaloni përkeqësimin e gjendjes duke trajtuar shkakun e zhvillimit të cirrozës.

Nga shkaktohet cirroza?

Kjo sëmundje zhvillohet gjithmonë si pasojë e ndonjë problemi me mëlçinë apo sëmundje tjetër që mund të keni. Këtu përfshihet:

Sëmundja e mëlçisë e lidhur me alkoolin. Abuzimi me alkoolin për shumë vite rrit rrezikun për zhvillimin e cirrozës. Kjo shkakton dhjamosje dhe inflamacion në mëlçi. Sasia e alkoolit që mund të dëmtojë mëlçinë ndryshon nga një person tek tjetri. Prandaj ekspertët rekomandojnë që gratë të mos konsumojnë më shumë se 1 gotë në ditë me pije alkoolike dhe burrat jo më shumë se 2 gota.

Hepatiti viral. Hepatiti është inflamacion i mëlçisë. Mund të shkaktohet nga përdorimi i tepërt i alkoolit, disa ilaçeve dhe gjendje të caktuara mjekësore. Por, në shumicën e rasteve shkaktohet nga një virus.

Hepatiti B është ndoshta shkaku më i shpeshtë që shkakton cirrozë në mbarë botën. Si hepatiti C ashtu dhe ai B shkaktojnë inflamacion të mëlçisë, i cili rëndohet me kalimin e kohës duke çuar në cirrozë.

Hepatiti D është një tjetër virus i cili infekton mëlçinë, por vetëm kur është i pranishëm dhe hepatiti B.

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur e shkaktuar jo nga alkooli. Mëlçia mund të dhjamoset edhe nëse nuk pini alkool. Këto gjendje mund të shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë?

Të qenët mbipeshë
Diabeti
Nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak
Tensioni i lartë i gjakut
Sindroma metabolike
Hepatiti autoimun. Kjo lloj sëmundjeje shkaktohet nga një reaksion autoimun i trupit, i cili sulmon mëlçinë. Mjekët mendojnë se kjo është gjenetike, që do të thotë se trashëgohet. Zakonisht nga kjo sëmundje preken më shumë gratë se burrat.

Bllokimi i kanaleve biliare (të tëmthit). Kanalet biliare janë tuba të vegjël që transportojnë bilen (një lëng që ndihmon me tretjen) nga mëlçia në zorrën e hollë. Kur kanalet nëpër të cilat rrjedh bila (tëmthi) bllokohen, bila kthehet mbrapsht dhe dëmton indet e mëlçisë dhe mund të shkaktojë cirrozë.

Gurët në tëmth dhe fibroza cistike janë gjithashtu dy gjendje që mund të çojnë në dëmtim të kanaleve biliare.

Medikamentet. Disa ilaçe mund të shkaktojnë cirrozë nëse përdoren për një kohë shumë të gjatë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbuloni se çfarë po ju ndodh

Nuk rrini dot pa dy kafe në ditë?