MENU
klinika

NBA, play-off

Clippers futen në “lojë”, ngushtojnë me Jazz

13.06.2021 - 12:16

Hapen llogaritë mes Los Angeles Clippers dhe Utah Jazz për vendin në finale të play-off në Konferencën e Perëndimit të NBA. Clippers fituan bindshëm ndeshjen e tretë në shtëpi 132-106, duke ngushtuar në 2-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale.

Kalifornianët dominuan thuajse të gjithë takimin, duke e fituar në fund me një diferencë prej 26 pikësh, shumë kur kemi parasysh se është ndeshje për fazën gjysmëfinale.

Fantastik Leonard për Clippers me 34 pikë dhe 12 rebound, mbështetur nga George me 31 pikë. Për miqtë më i miri ishte Mitchell me 30 pikë, por të pamjaftueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN