MENU
klinika

Me pistoletë me vete

Dalin pamjet e arrestimit të Edison Begajt, 2 javë më parë…

15.06.2021 - 10:53

Forcat Speciale Renea dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar ditën e djeshme, 14 qershor kontrolle të befasishme në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrolleve, policia ka vënë në  pranga Edison Begaj i cili lëvizte me armë pa lejë me vete.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe e një krehër me 5 fishekë pa lejë.

Arrestimi i 41-vjeçarit u bë në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit Edison Begaj për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kush është Edison Begaj?

38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë.

Atentatori i Edison Begajt mbrëmjen e 29 Majit në Vlorë ishte i veshur si efektiv policie dhe e qëlloi 38-vjeçarin, me precedent penalë, në sy të dy fëmijëve të mitur.

Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen  pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës

Kush është subjekti i OFL që i shpëtoi atentatit në Vlorë