MENU
klinika

Kryevepra... "pak e ekzagjeruar"

Davidi përballë mbretëreshës!

28.06.2021 - 18:04

        Si përfundoi modeli origjinal i Davidit në Muzeun “Victoria & Albert”, në Londër?

Nëse do të keni pak durim, do t’ua shpjegoj fije për pe. Davidi në sheshin Piazza della Signoria po dëmtohej shumë, ndaj lindi nevoja e përnjëhertë të përgatitej një vend më i përshtatshëm në ambiente të mbyllura. Davidi, që mbante mbi supe peshën e shekujve, duhej të vihej nën mbrojte nga shirat, dielli dhe thëllimi./Konica.al

FLORENCE, ITALY: Michelangelo’s famous marble statue of “David” (L) is bathed in natural light streaming through the dome of Florence’s Accademia Gallery 24 May 2004. The statue of “David” has been cleaned up ahead of its 500th anniversary in September 2004. The restoration resumed in September after an aborted start when the original restorer quit in a dispute over how the statue should be cleaned. AFP PHOTO/Vincenzo PINTO (Photo credit should read VINCENZO PINTO/AFP/Getty Images)

U vendos sakaq që të zëvendësohej me një kopje bronzi shumë besnike me origjinalin. Kjo është edhe arsyeja, se përse Clemente Papi guxoi të krijonte një model të dobët të Davidit në vitin 1847. Siç e dini, sot në vend të Davidit ndodhet një kopje e skalitur në mermer: florentinasit nuk donin që gjigandi të zëvendësohej nga një vepër me tjetër material… por kjo është tjetër histori.

Një vit më pas, Papi përdori modelin origjinal për të bërë një kokë bronzi. Aktualisht, gjithë gjurmët e kësaj pune kanë humbur. Në vitin 1853, i njëjti skulptor bëri kallëpin e parë prej allçie të gjithë fytyrës dhe në ditët e sotme mund ta admironi Davidin në Firence, në Gipsoteca të Istituto Statale d’Arte (Institutin Shtetëror të Artit). /Konica.al/Nga i njëjti model, Papi krijoi një tjetër model derdhur në allçi në vitin 1856. Ja pra, kjo është vepra që sot gjendet në Muzeun “Victoria dhe Albert” në Londër, në seksionin kushtuar modeleve prej allçie.

Si arriti Davidi prej allçie, në Londër? Ishte Duka i Madh i Toskanës, Leopoldi II i Habsburgut të Lorenës, që ia paraqiti modelin prej allçie Mbretëreshës Viktoria. Me të mbërritur në Londër, vepra ishte e destinuar për t’u vendosur në Muzeun e Kensingtonit të Jugut, tashmë Muzeu “Victoria dhe Albert”.

Mbretëreshën e shqetësoi pamja e penisit të skulpturës kryevepër dhe kërkoi menjëherë të sajohej diçka, për të mbuluar lakuriqësinë e Davidit. Është e qartë, se përmasat linin vend për “vërejtjen”. Për këtë arsye, iu kërkua skulptorit Domenico Brucciani, që të bënte një gjethe të madhe fiku për t’iu vendosur Davidit, vetëm në prani të mbretëreshës. Brucciani, në atë kohë mësues modelimi në Kolegjin Mbretëror të Artit, krijoi një gjethe fiku gjysmë metri prej allçie. Gjethja u vendos vetëm kur mbërriti mbretëresha në muze dhe u hoq për t’i lënë të dukshme të gjithë anatomitë e Davidit për vizitorët e tjerë. Gjethja e madhe vijon të jetë ende e dukshme në galerinë e kopjeve të allçisë të muzeut.

Restauruesja që shihni në foto është Johana Puisto dhe është përgjegjësja për ruajtjen e gjithë kopjeve në Muzeun “Victoria & Albert”. Para disa vitesh, ajo restauroi kopjen e Clemente Papit./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit