MENU
klinika

Zgjedhjet për kreun e partisë

Demokratët në të gjithë vendin u drejtohen qendrave të votimit

13.06.2021 - 09:39

Anëtarë të PD-së në mbarë vendin u janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Qendrat janë hapur në orën 08.00 dhe procesi i votimit do të përfundojë në orën 19.00.

75 mijë anëtarë kanë të drejtë vote në 76 qendra votimi të ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Në Lezhë janë 2402 anëtarë të PD me të drejtë vote. Anëtarët po i drejtohen zyrës së PD në këtë qytet ku po zhvillohet procesi i votimit.

Ndërkaq në Korçë ka nisur po ashtu procesi i votimit në gjithë qarkun. Në total numri i anëtarësisë së miratuar nga PD për të votuar është 5379.

1300 anëtarë të PD të regjistruar në listën e Gjirokastrës, do të votojnë sot për kreun e kësaj partie. Zgjedhjet në këtë qytet po zhvillohen në Pallatin e Sportit.

Në garë janë katër kandidatë, kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha, i cili do të sfidohet nga Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Numërimi i votave nis pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 19:30, ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.