MENU
klinika

Këshilltarët nuk marrin pjesë në mbledhje

Dritan Leli: Me këngën e kusureve të mia po sakatohet Vlora

24.06.2021 - 10:58

Dështon mbledhja e radhës këshillit Bashkiak të Vlorës, kjo pasi këshilltarët dhe kryetari Dritan Leli nuk bien dakord për formën e mbajtjes së mbledhjes. Leli kërkon mbledhje online, ndërsa këshilltarët e ftojnë në “gjyq publik”.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Leli shkruan se me këngën e kusureve të tij, këshilli bashkiak nuk po mblidhet për interesat e qytetarëve, duke përmendur fëmijët me problemet sociale apo miratimi i ndihmës ekonomike. Ai u bën thirrje këshilltarëve që Vlora të promovohet dhe jo të sakatohet në një kohë kur sapo ka nisur sezonin turistik pas muajsh të gjatë e të vështirë në luftë për shëndetin.

“Pas radhës së gjatë të kërkesave për mbledhje jashtë radhe, në emër të së mirës së qytetit, sot, këshilltarët bashkiak, kanë anulluar mbledhjen e radhës, atë të çdo muaji, ku vërtet mblidhemi për interesat e qytetit e ku përgjatë më shumë se një viti, kemi diskutuar online, siç ishte parashikuar të ndodhte edhe sot!

Më vjen keq që me këngën e kusureve të mia, Këshilli Bashkiak nuk po i përkrah sot fëmijët me probleme sociale të qytetit, që me miratimin e vendimit do të frekuentonin kopshtet dhe çerdhet me të ardhurat e bashkisë, nuk po miraton as ndihmën ekonomike, as listën e familjeve apo individëve që përfitojnë kredi nga të ardhurat e bashkisë dhe as po mbështet projektin e qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e zonës përreth sahatit, që ka nevojë për angazhimin e të gjithëve, prandaj edhe do të përfshihej sot me urgjencë, për të mos ecur me ritmin e mbajtjes së radhëve!

Të nderuar këshilltar, e pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale!

Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! Të gjithë mund të bëjmë më shumë, mund të bëjmë më mirë, pa shterpëzuar një energji të tërë që mund ta shfrytëzonim në dobi të Vlorës! Po e marrë unë barrën e ndjesës, ndaj të gjithë banorëve të Vlorës që po penalizohen a qoftë edhe vetëm bezdisen, nga radhët tona të ngatërruara që po iu rëndojnë, por e di që deti dhe dielli i Vlorës do ta bëjnë këtë verë të ndritshme, siç kaq gjatë e dëshiruam”, shkruan Leli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Refuzoi sërish ballafaqimin me këshilltarët

Dritan Leli zhvillon mbledhjen online!

Thirrja e këshilltarëve: Të marrim në dorë…

Dështon “gjyqi publik” për Dritan Lelin/ Kryebashkiaku i Vlorës…


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë