MENU
klinika

Refuzoi sërish ballafaqimin me këshilltarët

Dritan Leli zhvillon mbledhjen online!

18.06.2021 - 12:03

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar sërish mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet online.

Këshilli Bashkiak kërkoi mbledhje urgjente pas kërkesës së kryebashkiakut për të shkarkuar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali, me argumentin se ka mbushur moshën e pensionit.

Shkresa e kryebashkiakut Leli i kërkonte anëtarëve të këshillit bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm, për t’i dhënë hapësirë moshës së re. Por nga ana e tij, Leli thotë se vendimi qe kane sjelle keshilltaret per ta rikonfirmuar sekretarin është i pakuptimtë.

“Vendimi që është sjellë sot është një vendim i pakuptimtë. Bëhet fjalë për një rikonfikrim të zotit Agron Gjipali në detyrën e sekretarit të këshillit bashkiak dhe refuzimi i shkresës së kryetarit. Shkresa e kryetarit të bashkisë njofton Këshillin Bashkiak për fillimin e ndërprerjes së punës së Gjipalit për përfitimin e pensionit”, tha ndër të tjera Leli.

Më tej, kryebashkiaku argumenton: “Dua të sqaroj opinionin publik, në këtë mbledhje jashtë radhe online, se sekretari i Këshillit Bashkiak, edhe pse i emëruar nga Keshilli i Bashkisë nuk ka statusin e anëtarit të këshillit që zgjidhet nga populli. Funksionet e tij janë administrative dhe pozicioni nuk ka mandat kohor. Marrëdhëniet e sekretarit rregullohen nga legjislacioni i punës. Më poshtë, do të gjeni të gjithë shpjegimin e nevojshëm, referuar çdo hallke ligjore, lidhur me këtë rast”

Ndërkohë sipas këshilltarëve, Gjipali duhet të qëndrojë në detyrë, derisa të gjendet një profesionist i ri, që mund ta zëvendësojë dhe jo të pushohet nga detyra menjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk pranon të dorëhiqet nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë

Dritan Leli refuzon ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet

Thirrja e këshilltarëve: Të marrim në dorë…

Dështon “gjyqi publik” për Dritan Lelin/ Kryebashkiaku i Vlorës…


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë