MENU
klinika

Si asnjëherë më parë!

Dua Lipa pozon për revistën e njohur si duket me look-un e ri?

08.06.2021 - 11:07

Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia”. Mirëpo kjo nuk është një arsye që artistja shqiptare të bëjë pak pushim pasi ajo së fundmi ajo ka zbuluar plane të reja të mëdha.

Para disa ditësh ajo ka publikuar klipin e këngës “Love Again”, i cili është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’ dhe është një nga këngët më të pëlqyera të këngëtares.

Si gjithmonë, Dua shkëlqeu nga koka tek këmbët dhe deri tani, videoklipi numëron më shumë se 6 milion klikime.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram ajo ka njoftuar se ajo do të jetë në kopertinën e numrit të ardhshëm të revistës prestigjioze të modës “032C”.

Vihet re se Dua ka eksperimentuar me look-un dhe është shfaqur si asnjëherë më parë.

Bashkëpunëtori i saj, Kentish ka thënë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.

“Ajo po fliste për albumin Nr.3 kur sapo kishim bërë të dytin. Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN