MENU
klinika

Urimi i presidentit të FSHF

Duka: Kënaqësi që Euro 2020 nisi me tifozë

11.06.2021 - 22:04

Mes urimeve e komenteve nga më të ndryshme nga mbarë Europa e më gjerë, nuk mund të mos mungonte një urim nga presidenti i FSHF-s, Armand Duka.

Duka i cili është i pranishëm në stadiumin ‘’Olimpico’’ duke ndjekur sfidën hapëse ndërmjet Italisë dhe Turqisë, ka postuar një foto të tijën me përshkrimin:

“Të dashur miq, Një mbrëmje e madhe sot për futbollin europian dhe jo vetëm. EURO 2020 nisi sot me një ceremoni madhështore ashtu siç i takon një kompeticioni të tillë.

Kënaqësi që Kampionati Europian e nisi rrugëtimin bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit. Udhë të mbarë dhe ta përcjellim gjithmonë bashkë lojën tonë të mrekullueshme.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN