MENU
klinika

Thumbimi i presidentit të FSHF

Duka: Tifozët në stadiumet tona, vetëm për futboll jo

16.06.2021 - 18:16

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka thumbuar në mënyrë indirekte instancat përkatëse për tifozët në stadiume. I ftuar special në emisionit “Euromania” në “News 24” të drejtuar nga moderatorja Enxhi Biba, Duka tha ndër të tjera:

Rasti Eriksen, duhej të luhej ndeshja – Në dijeninë time, është e vështirë që dikush të marrë një vendim dhe të japë një urdhër në një situatë të tillë. Vetë futbollistët kanë qenë ata që kanë pranuar që të riluhej ndeshja dhe kështu është bërë.

Nga pikëpamja organizative, luajta e ndeshjes në një ditë tjetër do ta ç’ekuilibronte garën. Në ato kushte danezët nuk ishin në gjendjen psikologjike më të mirë të mundshme, për ta fituar ndeshjen. Por ka qenë një vendim i përbashkët i skuadrave për ta luajtur ndeshje. Po të mendosh për gjërat globale, mendoj që u bë mirë që u luajt.

Tifozët në stadiume – Do ishte mirë të ishin gjithë stadiumet plot. Niveli i shpërndarjes së virusit ka rënë. Një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar. UEFA ka pranuar vendimet e autoriteteve lokale, me jo më pak se 25%. Ne i kemi rikthyer tifozët në stadiume, por jo për ndeshje futbolli, për aktivitete të tjera.

Favoritët – Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente.

Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin, nuk do e diskutojë kalimin e grupit. Franca është ekip me shumë kualitete dhe talente brenda. Nuk duhet nënverësuar në asnjë rast fanella, tradita. Fanella e gjermanëve është e rëndë. Dje më pëlqeu Hungaria, nuk e meritonte atë rezultat. E pësuan nga një gol aksidental.

Nuk mund të them që Portugalia e Ronaldos, ishte një skuadër që e komandoi lojën. Ngelet për t’u parë akoma. Portugalia mbetet një skuadër që mund të shkojë lartë.

Italia – Nuk është se jam ndonjë tifoz i zjarrtë i ndonjë skuadre në Europian. Shpresoj të bëjë mirë Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Kanë lojtarë shqiptarë. Ndeshjen e parë të Italisë e kam parë në stadium, ishte një ndeshje fantastike. Italia është pretendent serioz për të shkojë në finale. Ka bindje se do e prekë Uemblin.

Ky format nuk do të vazhdohet. Formati i ardhshëm do të jetë në një shtet si Gjermania. Dhe do të vazhdohet në 1 ose 2 shtete. Nuk i kemi ende kushtet dhe mundësitë. Është fat dhe sukses për Shqipërinë që do të organizojë finalen e Konferenc Ligë. Uroj që në Tiranë, të shikojmë një finale të skuadrave të mëdhaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN