Prej pesë ditësh tashmë situata e mbetjeve vijon të jetë alarmante në Durrës, i cili duhet të ishte model i pastërtisë, sidomos në këtë periudhë kur turistë të shumtë drejtohen drejt bregdetit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Bashkia e Durrësit ka gjetur një zgjidhje provizore për pastrimin e mbetjeve urbane që kishin pushtuar këtë qytet.
Mbeturinat po transportohen për në landfillin e Bushatit dhe ditën e djeshme janë nisur 16 trailera me mbeturina për në Bushat me nga 20 m3 ngarkesë, gjithësej 320 m3.
Pritet që transporti të vijojë edhe gjatë gjithë ditës së sotme. Kujtojmë se,ditën e djeshme persona të paindetifikuar i vendosën zjarrin dhjetra koshave të mbeturinave, në mënyrë për të parandaluar aromën e keqe e cila prej ditësh është kthyer në një shqetësim për qytetarët.