MENU
klinika

Formula 1

Dy pista në dyshim, “shpëtimi” në Lindjen e Mesme

15.06.2021 - 10:25

Sezoni 2021 i Formula 1 ka pësuar disa modifikime në kalendar për shkak të pandemisë. Gjithsesi, të tjera modifikime priten muajt në vijim, duke qenë se sezoni është i gjatë dhe me 23 gara, rekord më vete.

Sipas mediave gjermane, gara e Suzukas në Japoni dhe e Melbourne në Australi janë ende në dilemë, për shkak të masave të rrepta që janë ende në fuqi në këto shtete.

Për këtë arsye, ato mund të anulohen. Mediat konfirmojnë gjithashtu se janë disa opsione për të zëvendësuar pistat në dyshim. Ideja më e pranueshme është të zhvillohen dy gara në Lindjen e Mesme, në Bahrein, pikërisht në pistën e Sakhir dhe në  Katar në pistën e Losail.

Në Europë duket se gjithcka po shkon sipas parashikimeve, madje tani po flitet për numrin e tifozëve pjesëmarrës, ku kulmi pritet të jetë në Silverstone të Anglisë, kjo edhe për faktin se Britania e Madhe po përfundon procesin e vaksinimit në të gjitha nivelet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN