MENU
klinika

"Për'puthen"

Dyndet Shkodra, Kikia shkruan: Me këtë rini, e ardhme e sigurt…

16.06.2021 - 16:26

        Turmat e të rinjve, për të takuar konkurrentët e një emisioni televiziv dhe në një qytet si Shkodra,.. ka ngjallur reagimin e gazetarit, Mentor Kikia.

Me ironi therëse, ai shkruan se “atje nuk po shiteshin bileta për ndonjë shfaqje, por ishin “heronjtë e rinj” të shoqërisë sonë”.

Mentor Kikia, shkruan:

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë

Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë.

Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë.

Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen” dhe njerëzia në Shkodër po vrapon t’i prekë, t’i shikojë nga afër se sa realë janë. T’i fotografojnë (të gjithë me telefona në duar), t’u marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhesj do t’u japin për jetën dhe të ardhmen. Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërinë, si mund të bëhet (edhe më keq) ky vend etj., etj.

Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera…

Dhe pastaj, thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë, mbrapsht e lëmsh?

Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë, ne do të ecim përpara?

Dhe ne presim demokraci, presim rini që të jetë më e mirë se ne.

Jo more jo, kurrën e kurrës!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit