MENU
klinika

Fqinjët e gjejnë të varur brenda banesës

E moshuara i jep fund jetës në Berat

16.06.2021 - 12:20

Një 76-vjeçare nga Berati i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvaruar brenda banesës. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se e moshuara N. Pjetri jetonte e vetme në banesën e saj në lagjen Kala, pasi dy djemtë e saj jetonin në Kanada prej vitesh.

Kanë qenë komshinjtë, ata që e kanë parë gruan pa jetë dhe të varur me litar në dhomën e gjumit. Nuk dihen ende shkaqet e vetëvarjes, ndërkohë që sipas komshinjve ajo ndihej e vetmuar.

Berat/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur​ në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.

Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.