MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

E parandalon kremi i diellt kancerin e lëkurës?

23.06.2021 - 11:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: E parandalon kremi i diellt kancerin e lëkurës?

Mjeku: Lyerja me krem dielli nuk është një mënyrë e besueshme për të parandaluar kancerin e lëkurës. Sipas një studimi, qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezatimin e diellit nuk mund të mbrohet vetëm me krem dielli.

Ekspertët paralajmërojnë se çdokush që shpenzon shumë kohë në diell duhet të sigurohet që të mbulojë trupin dhe nuk duhet të mbështetet vetëm te kremi i diellit.

“Ne kurrë nuk rekomandojmë që produktet e kujdesit ndaj diellit duhet të përdoren për të qëndruar në diell me kohë të gjatë”, thonë studiuesit.

Riçard Marais i Universitetit të Mançesterit shprehet: “Njerëzit duhet të përdorin krem dielli edhe pse nuk na ofron një mbrojtje të plotë, pasi përdorimi i tyre mund të na ngadalësojë efektin kancerogjen të rrezeve të diellit, gjithmonë nëse qëndrojmë me kohë të gjatë.”

Gjithashtu, Marais na këshillon se për të mbrojtur lëkurën tonë duhet të veshim veshje të lirshme dhe të mbajmë kapele në mënyrë që të na krijojnë hije kur dielli është i fortë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.